700 FERMERË RAHOVECAS PËRFITOJNË MEKANIZËM BUJQËSOR

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit  ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim. Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për furnizimin e fermerëve me mekanizma bujqësore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara. Mekanizmat bujqësor të cilët do të shpërndahen janë:

391 Motokultivatorë;

88 Spërkatëse 500L;

78 Frezë 1.8;

47 Plugje dy krahësh;

41 Kultivatorë;

31 Frezë 1.6;

13 Mulqere për hardhi;

6 Shpërndarëse plehu;

4 Makina mjelëse dhe

 1 Pompë për ujitje.

Me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka uruar të gjithë përfituesit dhe i ka siguruar se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të zbatojë këto masa suksesshëm me vetëm një qëllim: ndihmën e vazhdueshme në formë direkte me mekanizëm bujqësor për bujqit e fermerët, e që ndikon direkt në zhvillimin e kulturave bujqësore, rrjedhimisht rritjen e ekonomisë lokale. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar bujqësinë në të gjithë sektorët e saj, padyshim që bujqësia mbetet sektori kyç në qeverisjen time, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …