Punëtorët e ANP-së kërcënojnë me Greva, reagon MIT-ja  

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari për fillimin e protestave. Prandaj apelojmë tek të dyja palët, drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur. Njëkohësisht, MIT me në krye ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojnë me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e ANP “Adem Jashari”. Konsiderojmë që është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës. Këto qëndrime, tek të dyja palët, në takime të ndara, i përcolli zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …