Punëtorët e KEK-ut protestojnë, qeveria po rrezikon stabilitetin energjetik duke krijuar opinion se jemi qerdhe e ndonjë partie politike

Punëtorët e KEK-ut protestojnë, qeveria po rrezikon stabilitetin energjetik, po krijon opinionin se jemi qerdhe e ndonjë partie politike

Njësitë prodhuese të KEK-ut kanë filluar protestat sot duke thënë se Qeveria po rrezikon stabilitetin energjetik pas shkarkimit të Bordit. Sindikata e kësaj korporate në një komunikatë janë shprehur të shqetësuar për shkarkimin e bordit duke thënë se është bërë për qëllime dhe interesa politike. “Nuk po vlerësohet rreziku dhe sakrifica qe jemi duke e bërë edhe tani në këto kohe të vështira nga epidemia kur punëtorët tanë po rrezikojnë jetën e tyre dhe familjet për të prodhuar rrymë dhe për të garantuar stabilitet energjetik. Jemi të shqetësuar qe po nxitet përçarje e brendshme dhe po synohet të krijohet opinion se jemi çerdhe e ndonjë partie politike. Jemi të shqetësuar se përveç deklarimeve publike po ka ndërhyrje direkte edhe tek punëtorët për të formuar grupe dhe militantë qe nxisin përçarje dhe urrejtje ndaj njeri tjetrit. Jemi të zhgënjyer me tendencën për të krahasuar KEK-un me cilën do ndërmarrje tjetër vetëm për të arritur qëllime politike”, thuhet në reagim

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …