Sami Lushtaku

Punëtorët e komunës dhe të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se do të protestojnë

Punëtorët e Administratës Komunale dhe ata të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se do të protestojnë për një orë para objektit të Komunës së Skenderajt, për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun, kryetar i kësaj komune. Ata do ta shprehin  kundërshtimin e tyre me rastin e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit kundër Sami Lushtakut. Protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bëhen kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me procese të motivuara politikisht. Organizatorët e protestës do t’i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme ta zhveshë drejtësinë nga politika. Protesta do të mbahet para objektit të Komunës së Skenderajt në orën 8:00 deri në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …