Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit vazhdojnë të jenë në grevë, Qeveria ende nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit vazhdojnë të jenë në grevë, Qeveria ende nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit tash e një kohë janë në grevë nëpër të gjitha institucionet shëndetësore në vend, duke kërkuar pagesë shtesë gjatë pandemisë nga Qeveria. Se greva po vazhdon e ka konfirmuar edhe kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi i cili ka treguar se punëtorët po e respektojnë grevën në përpikëri. Grevën këtyre punëtorëve tashmë nuk po ua ndalon askush, ani pse ditëve paraprake sipas Azemit ata edhe janë kërcënuar nga drejtorët. Azemi ka treguar se pa marrë parasysh që ata janë dakorduar me kryeministrin Avdullah Hoti e zëvendëskryeministrin Driton Selamanaj se mjetet do t’u dalin këtyre punëtorëve, akoma nuk ka diçka në këtë drejtim. Kreu i sindikatës poashtu njoftoi se tashmë të drejtat e punëtorëve do t’i kërkojnë përmes ligjit, ku edhe kanë angazhuar një avokat./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …