Pakësimi i rezerva ushqimore për shkak të bllokimit të eksporteve të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina dhe Rusia mund të bëjë që 11 milionë deri në 19 milionë njerëz të vuajnë nga uria kronike gjatë vitit të ardhshëm, tha agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara. Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur çmimet e drithërave, vajrave ushqimor, karburanteve dhe plehrave. Rusia dhe Ukraina janë eksportuese të mëdha të grurit, pasi këto dy shtete përbëjnë një të tretën e furnizimeve botërore me grurë. Rusia po ashtu është një prej eksportueseve më të mëdha të plehrave, ndërkaq Ukraina eksporton grurë dhe vaj luledielli. Portet ukrainase në Detin e Zi janë bllokuar nga trupat ruse, të cilat kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke rritur shqetësimet për një krizë globale ushqimore.
Kontrolloni gjithashtu
Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
