leoni

Qendra Informative e Bujqësisë në Komunën e Deçanit organizoi takimin e radhës më fermer

Në kuadër të trajnimeve për muajin nëntor të shërbimeve këshillimorë të organizuar nga Qendra Informative e Komunës së Deçanit për Bujqësi, u mbajte trajnimi i dytë më radhë më temën ,, Mbajtja e shënimeve në fermë’’. Pjesëmarrja e fermerëve ishte e kënaqshme më rreth 20 fermer të cilët patën rastin nga trajnerët të mësojnë më shumë për mbajtjen e shënimeve në fermë. Mbajtja e shënimeve në fermë do të jetë një kusht dhe një obligim për të gjithë fermerët prodhues si nga pemëtaria, bletaria, blegtoria etj. Trajnerët treguan për rendësin e librit të mbajtjes së shënimeve që do te jet një projekt dhe do të përfshihen të gjithë fermerët prodhues. Përmbajtja e këtij libri përfshinë asetetë që disponon fermeri-kapacitetet, shpenzimet, fuqinë punëtore të angazhuar dhe përfitimi brenda një viti, të gjitha hyrje daljet duhet të jenë të shënuara. Në vitin 2017 janë furnizuar më librin e fermës 8 fermer nga Komuna e Deçanit, ky projekt do të vazhdoi edhe në vitet e ardhshme ku në vazhdimësi do të pajisen të gjithë fermerët prodhues më këtë libër nga QIKB-ja. Trajnime të tilla me tema të ndryshëm Qendra Informuese, do të ketë në vazhdimësi. Me datë 29 Nëntor (E mërkurë) do të jetë takimi i radhës në ora 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …