Qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

 Sot qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbok. Ajo viziton Tiranën në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Ministrja gjermane do të bisedojë me liderët e dy vendeve dhe do të vazhdojë t’iu bëjë thirrje palëve që t’i ulin tensionet, në margjina të një takimi me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Takimet në Shqipëri do të mbahen në kuadër të “Procesit të Berlinit”,  me qëllim  për të promovuar bashkëpunim në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbok, ka deklaruar me këtë rast se situata në rajonin e Ballkanit është shqetësuese.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …