Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, tha se jemi me vëllezërit e UÇK-së që janë në Hagë dhe me përpjekjen e atyre në veriun e Kosovës

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, sot në Kuvendin e Shqipërisë iu ka përgjigjur opozitës shqiptare në Kuvend, në krye me Sali Berishën, duke thënë se Partia Socialiste ka qëndrim të qartë për vëllezërit në Kosovë, duke saktësuar se  janë me vëllezërit e UÇK-së që janë në Hagë dhe me përpjekjen e atyre në veriun e Kosovës. Të çorientuar nga ndarja, po bëni një gabim shumë të madh. Ne këndej dhe andej bjeshkëve, jemi një, qytetarë të Tiranës apo Prishtinës, Shkodrës apo Gjakovës. Në çdo diskutim tuajin, bëni ndarje. Ne dhe vëllezërit tanë, që jetojnë përtej bjeshkëve jemi bashkë. PS-ja e ka thënë në krye të herës, në 32 vjet të jetës së saj, dhe në këto ditë të vështira për Kosovën, ne jemi me vëllezërit tanë. Teza se kush ndan më shumë mes nesh dhe vëllezërit tonë në Kosovë, është teza më e vështirë. PS-ja qëndron me vëllezërit tanë, përpiqet me ta. Kur vëllezërit tanë të UÇK-së, filluan luftën, për të dhënë gjakun për flamurin shqiptar, janë vrarë dhe sot vriten dhe mbulohen me flamurin shqiptar, nuk mund të marrim kapitale politike për jetën këndej dhe andej bjeshkëve. Ne nuk kemi kufi. Ne nderojmë vëllezërit tanë që janë sot në burg në Hagë dhe nderojmë vëllezërit tanë që përpiqen në kufi, në veri”, ka thënë, deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …