Qerim Qerimi dhe Visar Morina emërohen përfaqësues të Kosovës në Komisionin e Venedikut

Qerim Qerimi dhe Visar Morina emërohen përfaqësues të Kosovës në Komisionin e Venedikut

Ministri i Punëve te Jashtme, Behxhet Pacolli, në një takim të zhvilluar sot, ka kumtuar vendimin për emërimin e dy anëtarëve përfaqësues të Republikës së Kosovës në Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venedikut), i cili është mekanizëm në kuadër të Këshillit të Evropës. Dy anëtaret e rinj të emëruar janë profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi dhe Visar Morina.

“Gjatë takimit, Pacolli, i kërkoi anëtarëve të sapoemëruar angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Komisionin e Venedikut, kurse Profesor Qerimi dhe Morina, u zotuan për një punë dhe përfaqësim profesional të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm, me synimin e përmirësimit të rendit juridik, nivelit të demokracisë dhe forcimit të pozicionit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …