Qeveria ankohet kundër vendimit të Gjykatës Themelore, për pezullimin e uljes së pagave të gjyqtarëve e prokurorëve

Qeveria e Kosovës ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Sipas saj, ankesa është pranuar më 16.12.2022 e ushtruar nga Qeveria e Kosovës, ndaj Aktvendimit të Gjykatës. Gjykata Themelore në Prishtinë në fillim të dhjetorit ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative më 29 nëntor 2022,  ka pranuar padinë ku Paditëse është Shoqata  e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar anulimin  e vendimit të  datës 23.11.2022, i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi  i vendimit të të njëjtit, deri në përfundimin meritor të kësaj çështje në konfliktin administrativ”, thuhej në njoftimin e gjykatës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …