Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është duke përcjellë me vëmendje situatën në terren pas vërshimeve të fundit dhe ka ngritur nivelin e gatishmërisë. Po ashtu është bërë e ditur se nuk ka kërkesa për ndihmë nga komunat, por gjithsesi Qeveria ka bërë të ditur se do u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në rast nevoje. “Me vëmendje jemi duke e përcjellur situatën në terren dhe për këtë kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat anë e mbanë Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …