BIK: Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të martën më 20 korrik 2021

BIK: Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të martën më 20 korrik 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u ka bërë të ditur besimtarëve islamë se Dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është të martën më 20 korrik. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në kushte normale, pas heqjes së masave të periudhës së pandemisë.

Namazi i sabahut falet në ora 4: 40. Ligjëratën tematike kushtuar festës ë Kurban  Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta, anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI në Gjakovë Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05: 51, të cilit do ti prij kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban  Bajramit, Ditën e parë, më 20 korrik 2021, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj, lutjet tona.

Me fat festa e Kurban Bajramit!”,  thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …