Hisen Berisha

Hisen Berisha: Dhuna është karta e identitetit të Lëvizjes Vetëvendosje

Kur shteti nuk qeveriset nga vullneti popullor por nga kuislingët, ngjarjet dramatike në vend janë i vetmi lajm. Si do që të jetë, këto ditë të nxehta vere pyetje publike që po qarkullon zhurmshëm është se kë e takoi Kryeministri Kurti në Greqi? Me kë u takua ai në Francë?

Ka po ashtu zëra kob ndjellës që thonë se Kurti takohet me diplomat serb — pjesëtar të shërbimit të spiunazhit në Francë.

Kjo imponon nevojën që domosdoshmërish të bëj publike agjendën.

Me të drejtë kjo përbën detyrim, ngase Kryeministri përfaqëson Kosovën, prandaj qytetarët duan ta dinë agjendën e tij.

Komoditeti në të cilin po shfaqet kryeministri në lodrimet e tij sa në Francë sa në Greqi nëpër seminare e takime artistike duke mbajtur ligjërime për ti dëshmuar botës që e përkëdhel, koeficientin e lartë të sofizmit politik, nuk po reflekton asnjë shqetësim ndërlidhur me situatën që e ka në vendin dhe popullin që e qeverisë.

Nëse i referohet punës së mëkëmbësve të tij, atëherë Deçani përkundër tendencës për ta kamufluar me gjoja infeksion nga uji i pijes etj. praktikisht duket të jetë më shumë se helmim uji, pra ka të bëj më shumë me shpërndarje virusi me veprim të ri analog me atë të Covid.

Ndarja e buxhetit për gjoja sanimin e situatës së ujit të pijes është për tu përshëndetur por nuk e ndihmon situatën epidemike.

Tjetër shqetësim këto ditë përbën dhuna e demonstruar nga ana e policisë ndaj protestuesve paqësor të shoqërisë civile.

Skena të tilla të urdhëruara nga ministri polic, tejkalojnë edhe kohët e tmerrshme që ruajmë në kujtesë nga rrëgjimit famëkeq i Millosheviqit.

Kështu ngjanin arrestimet që bënin ndaj shqiptarëve të pafajshëm “speciallcat” e Millosheviqit.

Mbase e tërë kjo tregon se z. Cvekla ka të njëjtën kulturë dhe edukatë jetësore për disiplinimin e masave si të regji.it komunist nën të cilin është rritur. Logjikisht atë model e ka jetuar, ndaj i është kthyer në edukatë.

Kjo e legjitimon kërkesën e drejtë qytetarë për largimin e këtij ministri dhe të vet drejtorit të përgjithshëm të policisë, si masë morale ndaj pamjeve të shëmtuara e tmerruese ndaj qytetarëve të lirë.

Dua të i përkujtoj nga kryeministri e deri të anëtari i fundit në LVV dhe PSD, po sikur të sillej kështu policia kur ju e gjuanit me granatahedhës, gurë, e molotov me gas të përzier me llak që ngjitet për trup dhe të digjen zyrtarët policorë, (që përbën përgatitje terroriste të molotovit) ku për pasoj patëm kallje të institucioneve dhe thyerje e shkatërrime, dëmtime e lëndime të rënda të policisë (nëntë sish u dërguan për mjekim në Turqi, një prej tyre ka mbet i verbër) sot nuk do të ishit as si individ në liri dhe as si subjekt në veprimtari politike.

Pra është dashur të shpalleni organizatë terroriste njëjtë si krijesa juaj, “Syri i Popullit”.

Sjellja juaj qoftë si lëvizje qytetarë, qoftë si opozitë politike, qoftë tani si parti në pushtet, tregon se dhuna është karta e identitetit tuaj.

Prandaj kam një propozim sugjerues për qytetarët, për opozitën që pothuaj ka kaluar në vasalitet politik, kush për të ndarë pushtetin e kush për të garantuar veten nga veprimi i ligjit, se e vetmja zgjidhje është ajo për të cilën jam angazhuar që nga zgjedhjet e para e deri te edhe këto të 14 Shkurtit, një Qeveri gjithëpërfshirëse ekspertësh, e cila kish me i përfundua shumë punë e procese politike që kërkojnë një vendimmarrje unike, si bisedimet, ndryshimet kushtetutës për implementimin e marrëveshjes së Uashingtonit, reformimi i sistemit zgjedhor, etj.

Përbërja e qeverive të krijuara nga zgjedhjet e tetorit 2019 e deri te këto të viti 2021, imponojnë nevojën si imperativ ligjor që asnjë person që ka pas kontakt me ish pushtetin serb të mos jetë pjesë e qeverisjes as vendimmarrjes institucionale. Të aplikohet certifikata e sigurisë për çdonjërin që bëhet pjesë e qeverisjes dhe procesit politik.  Ata që nuk mund të jenë pjesë e vendimmarrjes institucionale, janë të lire dhe të barabartë të zhvillohen në aspektin social, ekonomik, akademik, etj.

Po ashtu kjo qeveri do të ketë detyrë të nxjerrin vendin nga kriza ekonomike, sociale dhe politike, si dhe ti ofrojnë vendit zgjedhje të lira e demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …