Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë

Armend Mehaj: FSK është në gjendje gatishmërie për të reaguar në rast të nevojës pas situatës së krijuar nga reshjet

Për shkak të situatës me reshjet e rrëmbyeshme të shiut, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka ngritur gjendjen e gatishmërisë për të reaguar në rast të nevojës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se  FSK-ja që nga dje po e monitoron dhe vlerëson gjendjen e krijuar. “Bazuar në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Emergjencave dhe Planit të Reagimit Kombëtar, FSK është e gatshme të realizojë misionin kushtetues dhe detyrat e saj ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale. Gjithashtu, jemi në gatishmëri të plotë që me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion të ofrojmë shërbimin vetëmohues për ndihmë qytetarëve tanë”, ka shkruar Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …