Qeveria dënoi dhunën e ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën e skajshme të ushtruar sot nga opozita në seancën e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e opozitës përmes përdorimit masiv të gazrave helmuese, rrezikuan seriozisht shëndetin dhe integritetin personal të pjesëmarrësve në seancë, duke tentuar posaçërisht të sulmojnë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Qeveria e Kosovës konsideron se këto veprime ekstreme, janë të drejtuara kundër Republikës dhe progresit që po arrihet me përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, akte të cilat, sipas Qeverisp kanë për synim zhytjen e Republikës në anarki dhe krim. Ajo  çmon vendosmërinë dhe përkushtimin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të cilët, përkundër rrezikut me të cilin u ballafaquan, votuan në lexim të parë Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, duke qenë në shërbim të plotë të interesave madhore të shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …