Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Qeveria është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës. Po kështu në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Mirëpo Vetëvendosja e akuzon opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria. Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, përmend rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për zyrtarët publikë, të cilët sipas tij, dëshmojnë padijeninë dhe dëmin e vazhdueshëm që qeveria po i bënë Kosovës. Edhe Ligji për tatimin në pronë është antikushtetues dhe si i tillë do të rrëzohet nga ky institucion. Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë duke u shqyrtuar Ligji për paga në sektorin publik, Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për tatimin në pronë.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …