Qeveria dhe tregtarët e lidhur me të janë fajtore për fshehjen e miellit dhe krijimin e panikut

Qeveria dhe tregtarët e lidhur me të janë fajtorë për fshehjen e miellit dhe krijimin e panikut

Tregtarët e miellit, i cili në shumicë kontrabandohet nga Serbia, prej shpalljes së epidemisë së koronavirusit kanë vënë embargo në miell, me qëllim për ta grumbulluar dhe në momente të thellimit të krizës për ta shitur shumëfish më shtrenjtë, ashtu sikur ka ndodhur edhe më herët dhe sikur ndodh në situata të tillë si kjo e tanishmja. Në një shtet ku respektohet ligji, një veprim i tillë quhet krim ekonomik, por në një shtet ky zyrtarët bashkëpunojnë me tregtarët kriminelë, hapur deklarohet se nuk ka krizë, ndërsa realiteti është krejt ndryshe, sepse nga shtrenjëtimi i miellit  në situata krize nuk fitojnë vetëm tregtarët mercenarë, por edhe zyrtarët e caktuar që Qeverisë, të cilët e kontrollojnë tregun. Askush në Kosovë deri tani nuk është dënuar për fshehje të miellit. Ku janë inspektorët kur në një sillos, si ai afër Shtimes, shihen duke zbarkuar miell katër e pesë kamionë, ndërsa kur blerësi kërkon miell, merr përgjigje se mielli është i atyre që e kanë grumbulluar, dhe nuk shitet për nevojtarët. As në shitore të artikujve ushqimorë nuk gjendet dot miell, ndërsa Qeveria propagandon se ka miell me bollëk madje edhe kërkon të mos përhapim panik, se edhe mund të na dënojë.

Nuk ka rëndësi se ka apo nuk ka miell në shitore, me rëndësi është që Qeveria thotë se ka 40% më shumë miell, sesa ka pasur qeveria e kaluar.

(RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …