Qeveria e Kosovës do vazhdojë mbështetjen për komunitetin egjiptian qoftë në arsim, punësim e çdo fushë tjetër

Qeveria e Kosovës do vazhdojë mbështetjen për komunitetin egjiptian qoftë në arsim, punësim e çdo fushë tjetër

Qeveria e Kosovës do vazhdojë mbështetjen për komunitetin egjiptian qoftë në arsim, punësim e çdo fushë tjetër, me qëllim që të përmirësohet mirëqenia e tyre edhe pse pjesëtarët e komunitetit egjiptian ende vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të shumta. Kështu u tha në debatin lidhur me politikat publike dhe veprimet e institucioneve shtetërore për sfidat dhe mundësitë për komunitetin egjiptian. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të shënimit të javës egjiptiane. Zëvendëskryeministri Limaj tha se komuniteti egjiptian dhe të gjitha komunitete tjera në Kosovë janë vlerë e shtuar për shtetin e Kosovës dhe se bashkërisht do të punojnë për një mirëqenie të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht etnisë që i takojnë. Kurse lehtësi dhe mundësi për arsimin të barabartë në Kosovë për të gjitha komunitetet ka ofruar ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, i cili tha se mundësia e parë që kanë ofruar është regjistrimi i 5 nxënësve në të gjitha drejtimet si dhe ofrim i 750 bursave. Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u zotua për një angazhim që do vazhdojë përkrahjen sociale për të gjithë komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …