Ish-gjenerali amerikan, Ben Hodges: SHBA-ja duhet të këtë përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit Kosovë - Serbi

Ben Hodges thotë se SHBA-ja duhet të këtë përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

SHBA-ja duhet të ketë një përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu po cilëson ish-komandanti amerikan në Evropë, Ben Hodges, në një mendim të tij të publikuar në një blog. Sipas tij një qasje e re e SHBA-ve do të impononte një rol më të madh të SHBA-ve në këtë proces, duke pasur parasysh modelin e marrëveshjës së paqes së Dejtonit, dhe emërimin e një të dërguari të posaçëm, si rasti i Richard Holbrook. Duke folur për rolin e SHBA-ve në këtë aspekt, Hodges theksoi se mund të jetë vendimtar në rajon nëse zbatimi i një marrëveshjeje strategjike dhe gjithëpërfshirëse ështëi i integruar mirë me përpjekjes e BE-së dhe NATO-s. Sipas tij, kjo i mbron të dy palët nga presionet e brendshme dhe të jashtme, dhe siguron shpresë për ta duke arritur kompromise të vështira por të nevojshme. Hodges, veteran i Ushtrisë amerikane, aktualisht është pjesë e Qendrës Evropiane për Analiza Politike.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …