Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi i kërkohet që të mos miratojë botimin e teksteve të reja shkollore

Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi i kërkohet që të mos miratojë botimin e teksteve të reja shkollore

Instituti Ed Guard, kërkon nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, që të mos e miratojë botimin e teksteve të reja shkollore. Kjo për shkak të mungesës së cilësisë që tekstet e reja përmbajnë. Në një konferencë për media, drejtori i këtij instituti, Rinor Qehaja, tha se kanë evidentuar një sërë mangësish, në procesin e kontrollimit të teksteve të reja shkollore. Ai tha se këto tekste nuk kanë ndonjë përmirësim nga testet e mëparshme. “Ministri të mos miratojë botimin e këtyre teksteve. I kemi diku 55 tekste të miratuara dhe 8 të refuzuara. Kjo do të thotë se rreth 88 përqind e teksteve janë aprovuar për botim. Kjo nxit dyshimet tona pasi ka një numër shumë të madh të teksteve të aprovuara”, u shpreh ai. Valëza Mjeku nga Instituti Ed Guard u shpreh se do të jetë e patolerueshme për të gjithë që tekstet e shumëpritura të mos dallojnë nga tekstet e mëparshme. “Kërkojmë nga MAShT që të mos ngutet me botimin e këtyre teksteve pa diskutim paraprak për këto tekste”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …