Qeveria e Kosovës e lë vendin pa 42 milionë euro për shkak të dështimit në menaxhimin e Energjisë në Veri

Kosova rrezikon t’i humbasë 42 milionë euro të paguara për mbulimin e kostos së rrymës në veri, për shkak të dështimit të Elektroseverit për të përmbushur licencën gjatë periudhës tetor 2022–dhjetor 2023. Përkundër zotimeve të mëparshme nga ish-përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak, Qeveria e Kosovës dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, duke e lënë vendin të paguajë për pasaktësitë dhe vonesat e veta. Pavarësisht se dërgimi i shkresës zyrtare nga Bislimi në prill 2024 tregonte një përpjekje për të kërkuar kompensim, ekzekutivi aktual nuk ka vepruar për të mbrojtur interesin e Kosovës. Ndërkohë, kompania serbe bijë e ndërmarrjes publike të energjisë nuk nisi faturimin deri në janar 2024, duke shkaktuar një dëmtim të drejtpërdrejtë buxhetor prej 42 milionë eurosh. Ky rast tregon paaftësinë dhe vonesën e qeverisë për të menaxhuar çështje strategjike të energjisë dhe për të mbrojtur fondet e vendit. Që nga përfundimi i luftës, si pasojë e mos-pagesës së energjisë nga katër komunat në veri, dëmi i përgjithshëm për buxhetin e Kosovës ka arritur në rreth 350 milionë euro, një pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të dobëta dhe lëshimeve të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK nuk e mbështet më Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ashpërsuar qëndrimin politik ndaj qeverisjes …