Qeveria e Kosovës ka ndarë 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiarë në vlerë prej 219 mijë euro, për mbulimin e shpenzimeve për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se secila familje do t’i marrë nga 10 mijë euro. Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat. Me burg të përjetshëm u dënuan: Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Kontrolloni gjithashtu

Mitrovica e Veriut: Shfaqen fletushka me thirrje për vendosjen e flamujve serbë

Në Mitrovicën e Veriut, këtë mëngjes janë shpërndarë fletushka me mesazhe nacionaliste, përmes të cilave …