Qeveria e Kosovës ka përshëndetur gjetjet e Komisionit ad-hoc për Demarkacionin me Malin e Zi

Pas deklarimit të ekspertëve ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës për mes një komunikate  ka përshëndetur gjetjet e Komisionit ad-hoc për Demarkacionin me Malin e Zi, i cili ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje gjatë caktimit të vijës kufitare me shtetin malazias. Qeveria përshëndet, po ashtu, gjetjet e ‘Komisionit për Demarkacion’ sepse ajo duke qenë edhe në përputhje me përfundimet e më hershme të Departamentit të Shtetit Amerikan, heq të gjitha dilemat rreth kësaj çështjeje.  Vlerësojmë se kjo është një arritje e qëndrueshme në drejtim të plotësimit të një kushti shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe si e tillë do të paraqet një hap të rëndësishëm e cilësor në rrugëtimin tonë drejt integrimeve evropiane”, është thënë në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. Sipas kësaj komunikate, qeveria është shprehur e kënaqur me faktin se ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …