Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Qeveria e Kosovës përkrah verbalisht vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut për hapjen e Urës së Ibrit

Qeveria e Kosovës e ka përkrahur verbalisht vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut për hapjen e Urës së Ibrit. Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Qeveria thekson se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim. Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur. Qeveria përkrah parimisht vendimin edhe pse e di mirë se nuk do të hapet kalimi mbi urë pa ia plotësuar Serbisë të gjitha kërkesat, duke filluar nga Asociacioni. Në kohën kur policia serbe ta marrë nën kontroll veriun sipas Asociacionit, ura me siguri se do të hapet, pasi do të bëhet pikë kufitare.  Emisari special i BE-së, Mirosllav Lajçak, duke folur për këtë vendim, të cilin e ka përkrahur Qeveria Kurti, ka theksuar se nuk është koha për ta hapur Urën mbi Lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …