Komunat shprehen të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

Qeveria e Kosovës pritet që këtë javë të merr vendim për shtyrjen e sërishme të vitit të ri shkollor 2021/22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat antiCOVID të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për një kohë derisa të bie numri i rasteve të reja me Koronavirus. Sipas këtij rekomandimi, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla, ndërkaq vendimi për këtë pritet të merret në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se beson që fillimi i vitit të ri shkollor do të shtyhet edhe për pak kohë. Të enjten përmes një postimi, ajo ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …