Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës u paguan biletat për në Hagë si të akuzuarve nga Gjykata Speciale, ashtu edhe dëshmitarëve

Shteti i Kosovës  ka marrë përsipër t’ u paguajë shpenzimet e udhëtimit të akuzuarve nga Gjykata Speciale, por përderisa nuk dihet se kush është i ftuar apo i akuzuar, shteti paguan edhe dëshmitarët, madje edhe dëshmitarët mbrojtur, mbi deponimet e të cilëve do të ngrihen edhe aktakuazat dhe do të dënohen luftëtarët e lirisë së Kosovës, për  shkak se kanë luftuar regjimin barbar të Milosheviqit dhe kolaboracionstët shqiptarë, spiunët e Serbisë. Duke marrë parasysh numrin e madh të ftesave nga Specialja, Kosova pritet të shpenzojë buxhet të madh për mbrojtjen e të ftuarve. Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress, se është e paqartë se ata që po intervistohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë në cilësinë e të dyshuarve apo të dëshmitarit. Megjithatë, thekson se fondi i cili është paraparë për mbrojtjen e tyre do të jetë i pamjaftuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …