Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Zyrtar të lart të Qeverisë kanë thënë se zvogëlimi i pranisë së policisë në objektet komunale dhe rrethe e përqark tyre si dhe ulja e tensioneve, duhet të pasohet me heqjen e masave të vëna nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit në dialog, Besnik Bislimi, kanë thënë për Kosvapres se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet hequr. “Në vazhdimësi e kemi theksuar qe masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe që tashmë duhen hequr. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për deeskalim, të cilën e dëshmoi dhe marrëveshja ne Bratislavë dhe implementimi në hapat e saj nga ana e Kosovës”, është cituar të ketë thënë, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara …