Lumir Abdixhiku: Qeveria po frikësohet të përballet me krizën energjetike, pasi ZRRE ka propozuar shtrenjtim të rrymës

Lumir Abdixhiku: Qeveria po frikësohet të përballet me krizën energjetike, pasi ZRRE ka propozuar shtrenjtim të rrymës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar  se Qeveria po frikësohet për t’u përballur me krizën energjetike dhe situatën kur Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar shtrenjtim të rrymës. Abdixhiku tha se për shkak se Qeveria po refuzon të merret me këtë çështje, opozita e ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme.  Ai tha se lidhur me rritjen e çmimit të rrymës, Qeveria po flet nga perspektiva e pushtetit dhe jo nga perspektiva e familjarëve, të cilët,  do të goditen rëndë pas shtatë ditësh. Në paraqitjet e deritanishme të Qeverisë, pyetja se a mund të përballohet e paguhet ky çmim nuk zë vend fare. Zë vend pyetja ku t’i gjej paratë shteti. Nuk flitet nga perspektiva e familjarëve, por flitet nga perspektiva e karriges së pushtetit, si brengë e një njeriu të vetëm – e kryeministrit, se ku t’i marrë paratë shteti”, tha Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …