QKA “Anamorava” merr çmimin e parë në Festivalin e lojërave popullore në Shkodër

Ansambli ,,Anamorava” nga Vitia, është vlerësuar nga juria profesionale me vendin e parë në Festivalin e Lojërave popullore që mbahet për 14 vite me radhë në Shkodër. Artistët nga Vitia, me paraqitjen e tyre lanë mbresa dhe ngritën emocione si tek audienca, një ashtu dhe tek juria profesionale, në përbërje nga prof. Sejmen Gjokoli, kompozitori Bardhyl Hysa dhe Aldo Nika. Ky festival organizohet nga Bashkia e Shkodrës dhe shoqata ,,NN The Door”. Udhëheqësit e QKA “Anamorava’ shprehën falënderim ndaj Institucioneve komunale të Vitisë dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …