QKK me premiera filmike

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe në pamundësi të shkuarjes nëpër kinematë e Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me filmbërësit kosovarë, të cilat i ka mbështetur viteve të fundit, do të sjellin premiera të ndryshme filmike, të cilat do të shfaqen në platforma të ndryshme televizive dhe mediume online. Këto prodhime dhe bashkëprodhime kosovare do të transmetohen për publikun gjatë këtyre ditëve dhe javëve të ardhshme duke filluar në këtë të diele, duke filluar nga ora 20:30 në KTV me filmin T’PADASHTUN nga Edon Rizvanolli dhe në ora 21:00 në TV21 filmin NJË TREGIM PRISHTINE të regjisores Burbuqe Berisha.

Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …