QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë filloi Vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë filloi me vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Komunës së Malishevës, për nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me drejtorët, Hajdin Berisha nga shëndetësisë dhe Arbëreshë Krasniqi nga arsimi e vizituan ekipin mjekësorë në SHFMU ,,Vesel Pagarusha” në Pagarushë, ku kryetari Kastrati u dha mbështetje të plotë mjekëve dhe tha ”Ju po bëni një punë të shenjët sa edhe profesioni juaj fisnik, punë të cilën me përkushtim të plotë për shëndetin e fëmijëve tanë, dhe me këto vizita sistematike shëndetësore, ju do të identifikoni që në fillim se për çfarë nevoja shëndetësore kanë nxënësit tanë dhe do të rekomandoni për vizita të mëtejshme mjekësore  për ata fëmijë të cilët kanë  nevojë, ne do t’u përkrahim pa rezervë sepse shëndeti i fëmijëve është edhe shëndet i ynë”, përfundoi Kastrati. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Hajdin Berisha, dhe drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi u zotuan për bashkëpunim dhe ”Përgëzuan ekipin mjekësorë ku  edhe kërkuan nga menaxhmentin i shkollës – nxënësve dhe prindërve, bashkëpunim të plotë i cili nuk ka munguar asnjëherë, për çka edhe ju jemi mirënjohës të gjithëve, sepse ky kontrollim sistematik i nxënësve është së pari për shëndetin e nxënësve dhe identifikimin e nevojave shëndetësore të tyre, shpresojmë që do ta përfundojmë suksesshëm”, thanë  Berisha e Krasniqi. Projekti do të vazhdoi edhe në ditët në vijim, në të gjitha Shkollat e Komunës së Malishevës dhe do të përfshijë afro tremijë nxënës tha , drejtori i QKMF-së ”Dr. Shpëtim Robaj”, Afrim Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, mjekër, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …