QKMF-ja në Suharekë ka shënuar 12 Majin- Ditën e Infermierisë

Punëtorët e QKMF-së në Suharekë, kanë shënuar  12 Majin- Ditën e Infermierisë. Ata në Sheshin Fadil Vata, ju kanë dhënë këshilla kalimtarëve të rastit si dhe kanë bërë matjen e tensionit të gjakut. Për të interesuarit kanë shpërndarë fletëpalosje me këshilla për diabet dhe tension të lartë të gjakut. Këtë aktivitet të punëtorëve të QKMF-së, e vizitoi kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj, i cili i ka uruar për ditën e tyre dhe i ka përgëzuar ata për punën që po bëjnë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …