leoni

QMF në Kijevë do të jetë e mbyllur nga data 23 korrik, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve

Njoftohen të gjithë qytetarët, të cilët kryejnë vizitat shëndetësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, se kjo QMF do të jetë e mbyllur nga data 23 korrik 2019, për 45 ditë pune, për shkak të punimeve që do të kryhen për meremetimin e objektit. Këtë njoftim e ka bërë të ditur, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Malishevës Liridon Hoti, sipas të cilit, në objektin e QMF-së, do të investohen 22,800 euro, nga organizata zvicerane, AQH, e cila në vazhdimësi ndihmon shëndetësinë në Malishevë. Qendra e Mjekësisë Familjare, me gjithë stafin do të barten në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Llazicë, deri në përfundimin e punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …