QMF në Pozheran nga dje ofron edhe shërbimin me autoambulancë

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institucionet komunale në Viti, që nga dita e djeshme ka mundësuar që të ofrohen shërbimet me autoambulancë në Qendrën Mjeksore Familjare në Pozheran. Drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadollit, ka theksuar se duke parë si shumë të nevojshme shërbimet e autoambulancës në QMF në Pozheran, që nga dita e djeshme është mundësuar një gjë e tillë. “Jemi dakorduar me kryetarin e komunës dhe drejtorin e shëndetësisë që të dërgojmë një autoambulancë në Pozheran, e cila do të jetë në shërbim prej orës 08.00-15.00. Ky orar do të jetë tani për tani, me qenë se mungojnë kushtet teknike për orar të plotë. Mirëpo, ne shpresojmë që në të ardhmen e afërt të kemi një orar të plotë, ku do të kemi autoambulancën 24 orë në shërbim”, tha drejtoresha Kadolli.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …