Qytetarët malishevas po e zbatojnë urdhëresën e kufizimit të lëvizjes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar edhe nga drejtorët Bashkim Krasniqi dhe Dibran Kastrati, si pjesë e shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, e kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ku kanë biseduar për zbatimin e masave parandaluese ndaj pandemisë COVID-19. Në këtë takim të përbashkët me policinë është biseduar për zbatimin e masave parandaluese, ku u tha se qytetarët po e zbatojnë urdhëresën e kufizimit të lëvizjes nga ora 17-06, e po ashtu po i zbatojnë edhe masat tjera. Nënkryetari Berisha, i ka falënderuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtimin më të madh janë duke i kryer detyrat e tyre, në veçanti për zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19, me qëllimin e vetëm, luftimin e kësaj pandemie dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …