leoni

Qytetari anonim dhuron një aparat oksigjeni për QKMF-në e Vitisë

QKMF-ja e Vitisë po përkrahet fuqishëm nga njerëz të vullnetit të mirë. Kësaj radhe një qytetar anonim nga Komuna e Vitisë, ka dhuruar një aparat oksigjeni për këtë qendër. Këtë gjë e bëri të ditur Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili. Ajo falënderoj qytetarin për vullnetin e mirë por edhe të gjithë të tjerët të cilët po përkrahin fuqishëm këtë qendër në kohën e pandemisë. “Humanizmi i njerëzve vullnetmirë ka qenë njëra ndër gjërat që na ka lehtësuar punën dhe sfidat me të cilat jemi përballur këto ditë. Falënderoj qytetarin i cili dhuroj sot një aparat oksigjeni me rrymë dhe i cili ka dashur të mbes anonim”, u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …