Radio-Kosova e Lirë, përkujton 17-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit

Radio-Kosova e Lirë, përkujton 17-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit, në zonat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimin për themelimin e Radios-Kosova e Lirë dhe të Agjencisë së lajmeve Kosovapress, e ka marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur, më 13 nëntor të vitit 1998. Nisma për të hapur një radiostacion të luftës doli nga disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj nisme janë angazhuar, zëdhënësi i SHP të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndërsa idenë e kanë përkrahur dhe kanë ndihmuar: Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Salih Veseli, Naim Maloku, Kadri Veseli  e të tjerë.

Sot në 17-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit, Radio-Kosova e lirë pret në vizitë, ish-anëtarë të stafit të kohës së luftës e pas luftës, gazetarë, bashkëpunëtorë, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe dëgjues të Radios. Pritja e organizuar bëhet prej orës 10.00 deri në orën 16.00, në objektin e Radios, rruga, Thimi Mitko numër 6, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …