Stafi i radios Kosova e Lirë

Radio-Kosova e Lirë shënon 18-vjetorin e fillimit të transmetimit

Në shënim të 18-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit nga Radio-Kosova e lirë, më 4 janar, në lokalet e Radios në Prishtinë  organizohet pritje prej orës 10.00 deri në orën 16.00.  Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress janë dy mediume, të cilat i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qysh në nëntor të vitit 1998. Në mbrojtje të pozicioneve të  luftës  ku kanë transmetuar program Radio-Kosova e lirë dhe Agjencia Kosovapres vetëm prej 16 prillit e deri më 10 maj të vitit 1999 kanë rënë 13 dëshmorë dhe janë plagosur disa luftëtarë të lirisë. Radioja dhe Agjencia gjatë tërë kohës së luftës, prej fillimit të transmetimit e deri më 11 qershor kanë qenë në shënjestër të goditjeve nga raketat dhe predhat e ushtrisë dhe policisë serbe. Më 27  mars, dy aeroplanë bombardues të Serbisë, me tetë arka, bomba të tipit kasetë, kanë goditur vendqëndrimin, me ç’ rast edhe martirizuar i riu, Elbasan Jakup Berisha dhe janë plagosur tetë anëtarë të kësaj familjeje. Gjatë luftës ka rënë dëshmor reporteri i Radios dhe i Agjencisë nga zona e Pashtrikut,  Xhavit Bajraktari nga Studençani i Therandës. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka rënë, reporterja, Hyrë Emini. Pas luftës ka rënë edhe  Islam Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …