Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: Në flakë të luftës e në acar dimri 18 vjet më parë filluan punën Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress

Duhet pena e një mjeshtri të vërtetë për të shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për moralin e lartë e atdhedashurinë e Radios Kosova e Lirë. Ushtria jonë çlirimtare e cila u krijua dhe lindi nga gjiri i popullit dhe e kishte një synim madhor që ishte çlirimi i Kosovës nga kthetrat e okupatorit serb. Kushtrimi i lirisë që e lëshoi Prekazi i bacit Adem i hapi krahët në gjithë Kosovën dhe gjithandej në trevat shqiptare. Nën petkun UÇK ,e më zemra liridashëse ishin ata që i rrokët armët për t’i dal zot atdheut. Pas shumë betejave, pas shumë fitoreve, pas shumë sakrificave UÇK-ja kishte nevojë për më shumë mobilizim, për t’i shtuar radhët e saj, për më shumë armë e mbi të gjitha ta rritur moralin luftarak sypatremburve çlirimtar.

Në flakë të luftës e në temperaturat nën zero më 4 janar 1999 u themelua Radio Kosova e lirë dhe agjencia e lajmeve Kosovapress, më të vetmin qëllim që të informohet drejt opinioni vendor e ndërkombëtar për betejat e UÇK-së. Por jo vetëm kaq Radio Kosova e Lirë ka kontribuar gjatë luftës edhe në ngritjen e moralit të luftëtareve të lirisë, ka mjaftuar ai refreni i shkurtër: “Ju flet Kosova e Lirë” edhe pushkët çlirimtare më shumë hidhnin zjarr mbi armikun, kështu që u dha krah e zemër çdo luftëtari. Radio Kosova e Lirë nuk e ndali më kurrë për asnjëherë zërin e saj, as edhe atëherë kur e sulmuan më granata. Radio Kosova e Lirë nuk u ndali se nuk u ndali zërin e saj, ajo edhe nga malet vazhdoi të thërriste për KOSOVËN E LIRË. Por edhe pas luftës, edhe pse e anashkaluar nga institucionet vendore qofshin ato para pavarësisë apo ato pas pavarësisë, Radio Kosova e Lirë vazhdoi t’u mbesë besnik dëgjuesve të saj, vazhdoi të jetë e pranishme në familjet e dëshmoreve dhe në kultivimin e atdhedashurisë. Gëzuar 18 vjetorin Radio Kosova e Lirë. Sa të ka shqiptarë mbi këtë dhe, u dëgjoftë zëri yt KOSOVË E LIRË!

Kosterc – Skenderaj

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …