Arbanë Q. Gashi

Arbanë Q. Gashi: Radio Kosova e Lirë, 4 janar 1999- 4 janar 2017

Për këtë 4 janar, në shënim të 18-vjetorit të fillimit të punës së Radios-Kosova e lirë, do të publikoj shumicën e emisioneve që janë të realizuar dhe janë transmetuar  përgjatë këtyre viteve të transmetimit të Radios.

Nga arkivi i luftës i RKL—90 emisione. Ky emision është realizuar nga data 4 janar 1999 deri më 21 qershor 1999, bisedë në familjet e dëshmorëve, reportazhe  lufte, etj.

Heroizmi i dëshmorëve të lirisë-1328 emisione, ku flitet për jetën  dhe veprat e dëshmorëve të kombit në tri luftërat çlirimtare. Emision tematik përkujtimor që emetohet çdo ditë në RKL në orën 13.oo dhe ritransmetohet në orën 19.00, varësisht nga data heroike e rënies së dëshmorëve.

Personalitet kombëtare e kulturore- 217 emisione. Jeta dhe vepra e personaliteteve kombëtare, personalitete të Rilindjes, dhe shkrimtarëve të periudhave të ndryshme. Edhe ky emision emetohet me datën e lindjes ose të vdekjes së tyre.

Analize e veprave letrare artistike -74 emisione. Në këtë cikël emisionesh që emetohet të  mërkureve, duke filluar nga ora 22.00 lexohen  analiza të veprave të ndryshme letrare artistike, studimore e shkencore.

E shtuna letrare artistike -55 emisione. Emetohet ditën e shtunë në terminet kohore 11.00 dhe 20 00.

Proza jonë e zgjedhur- 81 emisione, emetohet të dieleve në 11.00  dhe 17.oo.

Kalendari enciklopedik ditor-365 emisione.  Ngjarjet më të rëndësishme nga kalendari enciklopedik kombërat dhe botëror, si dhe nga Kalendari i luftës së UÇK-së. Emetohet çdo ditë në orë 9.00  dhe ritransmetohet në orën 15.00

Tema historike 275 emisione. Emision ditor që emetohet në orën 17 e 30 dhe ku trajtohen tema nga e kaluara jone kombëtare historike.

Zbulime te reja nga mjekësia dhe këshilla për shëndetin-365 emisione. Emision ditor emetohet çdo dite në orë 8 e 30.

Shkenca e popullarizuar 78 emisione për jetën  dhe veprat e shkencëtarëve dhe  pastaj tema te ndryshme shkencore. Emisioni  emetohet te dielën në orën 11.00 dhe 20 00.

Emisione speciale- 566 emisione. Në ketë rubrike ditore që ememtohet në  terminë të ndryshme,  trajtohen tema nga e kaluara, historia, kultura, politika, feja, trashëgimia.

Spote me këngë për dëshmorët,  60 emisione.

Jeta dhe vepra e shkrimtarëve botërorë emision javor emetohet te dielën në orën 23.00

Bisedë me krijues me mysafirë në RKL Si:  Dritëro Agolli, Dilaver Goxhai, Gjokë Dabaj, Selman Dervishi, Donikë Omari, Jorgo Bulo, Mehmet Qeliku, Spiro Gjoni, Stavri Llambo, Elda Kokoneshi, Nevila Niko, Fluturak Germenji, Skender Drini, e shumë të tjerë.

Yje të pashuar 112 emisione —jeta dhe vepra e dëshmorëve te LANÇ-së

Tema nga mjekësia 130 emisione. Emision javor që emetohet në ora 20 e 30 të dielën ku trajtohen tema të ndryshme nga shëndeti.

Tema pedagogjike dhe psikologjike  128 emisione. Emision i rregullt javor emetohet ditën e premte në ora 11.00 dhe 20. 00 dhe trajtohen tema pedagogjike e psikologjike të autorëve vendas e te huaj.

Nga ditarët e luftës se UÇK-së- emisione cikël

Duke shfletuar librin e lirisë -156 emisione. Emision javor që trajton tema nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Letra nga burgu 39- emisione, letra që janë lexuar në RKL, të shkruara  nga të burgosurit politikë, dërguar familjarëve të tyre, në kohën  sa kanë qenë në vuajtje të dënimeve.

 Emisione nga kultura- 205 emisione. Emision i rregullt,  emetohet katër herë në javë në termine  të ndryshme.

Dëshmi për krimet serbe në Kosovë-85 emisione. Emision i rregullt javor që trajton krimet që kanë bërë forcat policore dhe ushtarake  serbe në Kosovë gjatë luftës së UCK-së.

Recital -fjala artistike ne mikrofon –  294 emisione. Emision javor emetohet ditën e enjte në orën 15 e  30.

Ta njohim muzikën e popujve të botës – 33 emisione. Emision javor  ku trajtohet muzika e popujve të botës.

Mbrëmje muzikore- 76 emisione, emision muzikor që emetohet ditën e enjte në orë 22.00 dhe ku  trajtohen vepra artistike të autorëve të ndryshëm.

Qasje studime dhe vështrime 6o emisione.

Intervista 132.

Antologji e fjalës se mençur, 365 emisione .

Komente, analiza ditore. Emetohet çdo ditë në RKL në orën 17 00 dhe 21.15.

Viti 2016, komente të lexuara,  249.

Kjo pasqyrë e emisioneve, si dhe 12, edicione të lajmeve ditore, flasin vetë për punën dhe aktivitetin informativ, kulturor të Radios-Kosova e Lirë.

Fonoteka e Radios Kosova e Lirë ka afër 2.000 këngë për dëshmorët e luftës së UÇK-së, mijëra këngë popullore, argëtuese, të përpunuara nga mbarë trojet  shqiptare si dhe nga trashëgimia muzikore e arvanitasve dhe e arbëreshëve të Italisë. Prej fillimi të transmetimit e deri tani janë incizuar dhe janë emetuar  me mijëra emisione të tematikave  të ndryshme kulturore, shoqërore e shkencore.

Përveç programit ditor, tokësor, Radio Kosova e Lirë ka edhe faqen zyrtare në internet e cila është ndër faqet më të popullarizuara shqiptare, që sjellë pa ndërprerë, lajme, jetëshkrime për dëshmorët, personalitetet kombëtare, tema nga historia, kultura, tradita intervista, komente, analiza, fejtone  etj. Radio-Kosova lirë ka edhe sektorin e botimeve dhe deri tani ka nxjerrë në dritë libra të autorëve të ndryshëm, monografi për dëshmorët, tri vëllime të Arkivit të lajmeve të kohës së luftës, pastaj romane, përmbledhje poetike dhe vepra  letrare artistike të autorëve të ndryshëm.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …