Hakif Bajrami

Prof. Dr. Hakif Bajrami: Popullit duhet t’ i thuhet e vërteta

(Popull i nderuar, pushteti që të gënjen nuk të duhet fare, ndërroje! Çarli  Çaplini)

Kemi luftuar kundër Serbisë okupatore, por prapë politikanët servilë na kanë sjellë në pikën kritike, në pozicionin e Shtetit më të izoluar në Evropë. Lidhur me këtë, qarqet  politike të BE-së po e akuzojnë Republikën e Kosovës, se nuk po  e ratifikon demarkacionin me Malin e Zi. Në fakt FAJI është në oborrin e BE-së. Republikën e Kosovës nuk e kanë pranuar pesë shtete anëtare të BE-së, me të drejtat të VETOS. A ka veto në BE, ka, por ajo e drejtë nuk elaborohet kurrë në opinion. Shqiptarë, ne intelektualët e Kosovës dhe më gjërë, duhet të turpërohemi se po manipulohet me popull tonë, e ne po heshtim, po blefojmë, madje jemi katandisur pas gradave dhe funksioneve akademike, sepse aty ka para të majme, e kush është pranuar, i mjeri ky popull për fatin e tij, shekuj me radhë!! Esat pashallarët (pushtetraët tanë inferior dhe servilë, para të huajve!!) po hedhin valle para syve tanë, madje na akuzojnë dhe mbjellin mjegulla për t` i ruajtur nga nepotizmat e tyre, partiakizmat dhe ultësistë tjera bizantine. As me 2017, nuk do të ketë VIZA, me këta poltronë dhe super poltronë që janë në pushtet, sepse kurrë nuk guxojnë të flasin të vërtetën.

Popull i nderuar, të shkruash për TY, është krenari, të flasësh me TY publikisht, është më shumë se virtyt i krenarisë, sepse je në esencë i dlirë dhe beson shumë shpejtë edhe në atë që nuk duhet t` i besohet, natyrisht pa fajin tënd sepse je civilizim i BESES së moçme shqiptare. Kjo besë na ka mësuar të jemi të “egër”, por shumë mikëpritës. Popull i nderuar, lexoje Kushtetutën e Republikës Kosovës, Nenin 1. alinenë 3, ku thuhet:” Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të BASHKOHET  me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”. Pse flasim për bashkim kombëtar, kur çdo veprim i tillë do të konsiderohet “antikushtetues”. Kuptohet, “mendimtarët politik”, do të thonin se këtë Kushtetutë na  e ka imponuar Bashkësia ndërkombëtare. Përgjigje e sofistikuar, pa asnjë fytyrë morale dhe njerëzore.

Por duhet të dihet se afro 70% e popullit e ka sabotuar luftën e UÇK-ës.

Prej kah erdhën tani 46000 luftëtarë?! Po, kush i ka thënë Adem Demaçit dhe Adem Jasharit: “Dorë  e zgjatur e Serbisë”?!, kush ka dërguar Komision për çarmatimin e UÇK-ës, kush ka dezertuar nga fronti i luftës? Dihet, pse nuk botohen dokumentet hapur, sepse disa pushtetarë tani janë aty si urdhër dhënës.

Popull i nderuar, i merr dy marrëveshjet ndërkombëtare që u nënshkruan për: asociacionin dhe demarkacionin.  I lexon me kujdes.  Lexoni të asociacioni me kujdes sidomos, në origjinal shqip, serbisht dhe anglisht. Askund nuk përmendet Kushtetuta e Kosovës. Kemi të bëjmë me krijimin e një “Republike serbe në Kosovë”. Këtë dokument e ka nënshkruar Isa Mustafa, i cili nxori fytyrë duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo ia gjeti 23 shkelje të Kushtetutës së Republikës Kosovës. Asgjë nuk ndodhi në funksionin e tij. Bile akuzon dhe fyen për çdo ditë ata që ia përmendin të bëmat dhe të pabërat e duhura. (Lexoni në: “faktinews2më 26. August 2015 Kosovë).

Popull i nderuar, lexo marrëveshjen për demarkacionin, në të cilin Komisioni shtetëror punon dy vite ilegalisht dhe e nënshkruan Ministri i Punëve të jashtme të Republiks Kosovës, atëherë Hashim Thaçi. Hulumtoni, çdo anëtar i komisionit kurrë-kurrë në jetën e tyre, nuk kanë punuar në një detyrë të tillë. Dhe kuptohet, pala tjetër duke e studiuar pozitën intelektuale- profesionale boshe u përqendrua në “faktorin kadastral”, që në asnjë masë të së drejtës ndërkombëtare nuk merret si kriter për nomimin e kufijve.

Popull i nderuar, tani nuk ka ditë, javë dhe muaj, që dueti Isa Mustafa & Hashim Thaçi, nuk akuzojnë në bllok të gjithë ata që nuk pajtohen me tradhtinë kushtetuese të tyre, se BE : “Nuk po i lejon vizat për shkak se demarkacioni nuk është ratifikuar”!. Dhe, nuk ka asnjë dokument nga pala malazeze që vërteton se kufiri ishte ku aludon dueti Mustafa –Thaçi, dhe komisioni fantom. Pala malazeze i ka deponuar hartat koloniale të Banovinave të Kralevinës nga viti 1929, dhe me ato Mali i Zi kërkon territor shtesë se pak ka marrë deri me tash troje shqiptare. Ky fakt duhet të thuhet publikisht, kur miku don të ndydhë për interes shumë të padrejtë.

Tani të thuhet publikisht se, kur pesë  shtete të BE-së, nuk e kanë pranuar Republikën e Kosovës, nuk ka viza për shtetasit e saj. Po çfarë problemesh ka Ukraina me kufijtë e vet, e për ata ka viza!! Po, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia, Qipro, nuk lejojnë viza për Republikën  e Kosovës. Pra, nuk është fjala për ratifikim të demarkacionit, por zyrtarët e BE-së e kanë gjetur ekipin që akuzon dhe fyen  çdo kënd që u del përpara, duke mbetur në koniunkturë me Brukselin. E kur jemi këtu duhet një krahasim. Pse u pranuam në UEFA dhe FIFA KOSOVA, sepse kuadrot që e drejtojnë Federatën e Futbollit Kosovës kanë punuar me tërë fuqinë morale, intelektuale dhe profesionale; pse u pranuam në Komitetin Olimpik, sepse ata që punojnë aty janë edhe patriotë edhe profesionalistë. Shiko popull i nderuar vetëm një detaj kur u pranuam në UEFA dhe FIFA, gazetarët dhe musafirët që ishin profesionistë të sportit por si patriotë të vërtetë qanin nga emocionet pra popullit në ekranet televizive. Po, kur do të qanin: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi që e sjellin:“Republikën serbe në Kosovë; që ratifikimin provojnë ta kontrabandojnë dhunshëm në Parlament. Jo këta, do të qajnë, vetëm kur t` i prek gazi lotsjellës. Kosovën nuk po  e pranon as Izraeli sepse do të mbajë miqësi me Serbinë, e cila më 1939 sajoi Program për shfarosjen e hebrejve. Madje 11000 hebrenj u shfarosen në Serbi me organizim të Qeverisë naziste të Millan Nediqit dhe Kishës Ostodokse Serbe 1941-1944. (Ka fakte! ). E Shqiptarët, ishin i vetmi komb në Evropë që i ndihmoi ata  sepse vet kishin vuajtje të tilla 1877-1945, dhe më tutje deri më 1999.

Pse nuk thuhet hapur se Republikën e Kosovës nuk po  e pranon Vatikani, i cili edhe shenjtërimin e Famëlartës NENE TERTEZES, e bëri me prapavijë, duke e quajtur e “Kalkutës”!! E vërteta, Papa i respektuar që dha dorëheqje para këtij, që është në fron sot, tha brutalisht por sinqerisht: “ Nuk  e pranojmë Kosovën sepse i kemi marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë,”. E Vatikani, është edhe shtet prej viti 1929. Republikën e Kosovës nuk po e pranon as Irani e Iraku me Siri, sepse janë nën  ndikimin e Rusisë dhe Serbisë. Edhe kjo duhet të thuhet e këtu në Kosovë, Edhe një fakt, duhet të thuhet: se Arabia Saudite na ka pranuar falë Dr Rexhep Bojës, sikur Egjipti që na ka pranuar falë Mr. Naim Tërnavës. Pra pranimet selektive janë barë edhe në Afrikë dhe Azi. Janë bërë  falë Behxhet Pacollit. Po nuk është debatuar kurrë në Qeveri, pse nuk jemi pranuar në UNESC-o?. Dihet, Japonia dhe Polonia nuk kanë votuar, sepse diplomatët tanë kanë bërë marri dhe Ministria e Jashtme ka heshtë!.

Të përfundojmë: BE e ka fokusuar fajin  e vet në mos ratifikimin e demarkacionit me Malin e ZI, se PESE anëtaret  e saj nuk e pranojnë Kosovën, dhe ai mospranim patentohet me dyer të mbyllura. Dhe deri sa të pranohet Republika e Kosovës, ma BE nuk do të ketë, se pse Anglia shkoi, lajmërohet edhe Italia, edhe Holanda, por edhe Austria, që kërkon  t` ia grabisin Kosovës mbi 300 milionë euro dëme në saje të Gjykatës së arbitrazhit, në dem të shtetasve të Kosovës. A miq janë këta që duan të na marrin kafshatën prej gojës?

 Çka po ndodhë me lidhjet e përçuesin rrymës Kosovë- Shqipëri. Pse këtu nuk arbitron BE-ja ? Kjo çështje është ekonomike-sociale dhe asgjë tjetër, për BE-n. Po a janë kundër VIZAVE edhe ato shtete që janë të varura nga gazi i Siberisë?. Ndërsa në opinion na shtihen se “ju  kemi miq” , madje na quajnë edhe “vëllezër”?. Deri kur të ndrydhur dhe të nënçmuar? Popull i nderuar duhet të mendoni nesër se kë po e votoni, unë nuk jam ai që kërkoj votën Tuaj, sepse  jam mësuar ta them të vërtetën edhe nëse është kundër  meje!

Më 2 janar 2017 , Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …