Lulzim Rafuna

Rafuna: Ikja e të rinjve nga Kosova do të ketë dëme ekonomike të jashtëzakonshme për vendin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka vlerësuar se ikja e të rinjve nga Kosova do të ketë dëme ekonomike të jashtëzakonshme për vendin. Ai ka shtuar më tutje se vështirë se mund të ndalohet kjo prirje e ikjes nga Kosova. “Ne duhet me u koncentruar këtu brenda te problemi jonë që e kemi, kështu që edhe këtu kërkohet ndihmë prej Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojë të rinjtë që mos ta lëshojnë vendin dhe t’u ofrohet një mundësi për hapjen e një biznesi në Kosovë, të subvencionohen për fillimin e një biznesi qoftë i vetëpunësuar por edhe familjarë e start-up. Mënyra më e mirë për ta joshur qytetarin me u punësuar në Kosovë është krijimi i kushteve, duhet urgjent reformimi i sistemit arsimor që me u lidh me kërkesat e tregut të punës. Ne duhet me prodhu kuadro të cilat i kërkon tregu i punës, duhet urgjent sistemi shëndetësor, duhet urgjent sundimi i ligjit e kështu më radhë” ka porositur, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …