SA HERË DUHET TË NËNSHKRUHET MARRËVESHJE PËR ABETARE TË PËRBASHKËT- A ËSHË NË DIJENI ALBIN KURTI DHE DY MINISTRET E ARSIMIT QË NGA 17 MAJI 2012 ,DY KRYEMINISTRA TË DY SHTETEVE SHQIPTARE KANË PËRURUAR ABETARËN E PËRBASHKËT…?!
———————————————————————–
Historia e abetareve të gjuhës shqipe është e vjetër dhe e lavdishme. Me abetaret janë të lidhura gërshetë përpjekjet e shqiptarëve për mbijetesë përballë pushtimeve të njëpasnjëshme. Me përmbajtjen e tyre ato ndikuan fuqishëm në edukimin e gjeneratave të tëra me ndjenjat më të larta atdhetare dhe fisnike. Ato ndikuan në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të gjuhës së ëmbël shqipe dhe trashëgiminë e saj brez pas brezi.
———————————————————-
NË VIGJILJE TË FESTËS SË ABETARËS EDHE NJË HERË PO DEMANTOJ NJË RRENË
Seç klikova në vigjilje të Festës së Abetares që të shfletoi në faqen zyrtare të MASHT-it dhe ende vërejta se nga 1 shtatori 2023 qëndron një lajm i pavertetë,i pagëzuar”PËRUROHET ABETARJA E PËRBASHKËT UNIKE KOSOVË-SHQIPËRI” ku paturpsisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministret e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, duke marrë pjesë në ceremoninë e kinse përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë- Shqipëri mashtrojnë opinionin publik. Kurti nuk ngurroi këtë tekst të parë shkollor ta cilësoi si Abetarja e dashurisë dhe krenarisë kombëtare.
Kurti me këtë rast hsrroi se Abetarja e përbashkët ishte bërë një dekadë më herët.A kanë memorie qeverisëse këta njerëz.
Sa i turpshëm është vendnumërimi dhe përpjekja për përvetsimin e rezultsteve e punëve të të tjerëve!
EDHE NJË HERË PO IA RIKUJTOI ALBIN KURTIT SE PO MASHTRON ME KËTË “ARRITJE” TË BËRË DHJETË VJET MË PARË
Kur të gjithë nxënësit, mësuesit, pedagogët dhe prindërit ishin duke pritur edhe më tej unifikimin e udhës së shkronjave shqipe ,me avansim të kurrikulave të përbashkëta,teksteve shkollore e universitare të përbashkëta, diplomave të përbashkëta, qëndrimin ditor të nxënësve,prodhimin e mjeteve mësimore,zhvillimin e arsimit profesional, organizimin e mësimit plotësues në diasporë, edhepse po mbushën gati dhjetë vite që tashmë në duart e tyre nxënësit shqiptar,e kanë Abetaren e përbashkët…Dy zonjat ministre, si përqartë folën,dy drejtueset e ministrive të arsimit paskanë paralajmëruar se “vitin e ardhshëm nxënësit e të dy shteteve do ta kenë Abetarën e përbashkët…!” Kaq shpejt ju paska shlyer memorja e historisë së arsimit kombëtar!? Në vend që të premtohej se këtë libër me vlera të qëndrueshme,e të përbashkëta do ta kenë në duar që lexohet me të njëjtën dashuri dhe pasion përtej dy shteteve shqiptare: jo veç në Gjirokastër,Skënderaj e Besianë, në Mitrovicë e Vlorë ,në Korçë,Prizren e në Shkodër, por që të mundësohet e të shpërndahet edhe në Shkup, Tetovë, Ulqin, Preshevë dhe diasporë,ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e Kosovës, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshje për përdorimin e abetares së përbashkët në të dyja vendet, nga viti i ardhshëm….!Sa anakronike e paradoksale!
ABETARJA E PËRBASHKËT-SIMBOLIKË DREJT INTEGRIMIT KULTUROR TË SHQIPTARËVE, SIPAS MODELIT TË KOMBEVE TË PËRPARUARA
Po ia rikujtoi Albinit edhe një herë,wë moa ta bëjë bozë me këtë “arritje” ,tash në kohën e intelrgjencës artificiale…! Mos mashtro!Mos gënje! Abetarja e përbashkët është bërë,realisht, në kryeqytetin historik të shqiptarëve ,në Prizren,më 17 maj 2012, në vigjilje kur Shqipëria bënte 100 vjet shtet e Kosova po hynte në 13 vjetorin e lirisë dhe në vitin e pestë të Pavarësisë atë pranverë u festua Dita e Abetares së Përbashkët,.
Atë ditë është promovuar Abetarja e Përbashkët Kosovë-Shqipëri.Në këtë manifestim, ishin të pranishëm dy kryeministrat e të dy shteteve shqiptare,ai i Kosovës dhe Shqipërisë,ku morën pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës,ambasadorë të të dy shteteve,dy ministrat e arsimit dhe ministra tjerë;ishin të pranishëm deputetë dhe bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, ishte baca Adem Demaçi dhe baca Rifat Jashari…
Ajo ishte një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar.Për herë të parë u prezantua Abetarja e përbashkët shqiptare, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, kjo ishte e arritur historike.Ishte kjo Abetarja e parë e përbashkët e autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Jo rastësisht drejtuesit e dy shteteve shqiptare ishin mbledhur në Prizren, ku çdo shqiptar do të dëshironte të ishte.
Shpirtërisht atë ditë maji të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi, diasporë,ishin me Abetaren e përbashkët ,ishin me zemër e shpirt në Prizren…Athua paskan harruar dy qeveritë e reja kë[të ditë kaq shpejtë?!Atë ditë qyteti historik, kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve, ishte qytetin më I lumtur në mesin e kryeqyteteve politike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës,…Atë ditë nga ky qytet i bukur jipej mesazh historik dhe i drejtë, për bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm…Ky veprim e kurorëzim i punës së dy ministrive të arsimit ishte bërë në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…Ky veprim erdhi si prolog i punës së përbashkët të të dy institucioneve më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë…Kjo është dita më e shënuar në atë jubilee-u promovua libri bazë i kulturës dhe të arsimit shqip,për shkollat shqipe.
Kjo ishte fitore e kombit shqiptarë! Ishte fitore e dy shteteve tona e nisur me moto :”Një komb, një gjuhë, një abetare …”! Ishte fitore për të gjithë shqiptarët.Këtë të arritur do ta mbajë në mend popull shqiptar! Abetare e Përbashkët ishte edhe një hap drejt integrimit kulturor të shqiptarëve sipas modelit të kombeve të përparuara.
KRONIKA HISTORIKE E ALFABETIT DHE E ABETARES JANË VETË HISTORIA E SHQIPTARËVE
Kronika historike e Alfabetit dhe Abetares janë vetë historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qe nga botimi i Abetares së parë, që kur u hap një faqe e re e historisë së gjuhës sonë, e tani mbushen 178 vjet, janë shtypur mbi 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre. Por, në mesin e tyre shquhet Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare që u përurua në Prizren, sepse ka një simbolikë të veçantë. Në qytetin e gurtë, nën Kështjellë, pranë Shtëpisë së Lidhjes, thënë figurativisht u lëkunden gurët e varreve të gjithë atdhetarëve. Më 17 maj 2012 u thyhen eshtrat e mëkatëve të heshtjeve tona. Erdhi çasti që ngjan me mëngjesin e kthjellët më të kthejllët se loti, ku lumenjtë bëhen bashkë, ku malet merren në grykë vëllazërisht… Atë ditë buzëqeshja iu kthye historisë! 36 filigranët e shkronjave në Prizren u praruan në ar. Udhë e kombit solli udhën e shkronjave, këtë idil të këndshme të rilindasve e të trimave të Lidhjes… Atë ditë u gëzua nëna gege e toske, të përqafuara tash 50 vjet më parë në Tiranë në Kongresin e Drejtshkrimit, për ëndrrën tonë për një gjuhë e një komb, për fatin tonë të prerë me copa, për shijen e pashijuar të bashkimit të kombit, për mallin e lirisë, për pëllumbat e lirisë – heronjtë e të gjitha kohërave që përherë janë të gjallë.
* * *
Atë vit shënoheshin 100 vjet udhë të përgjakshme! 100 vjet liri matanë kufirit! 100 vjet robëri këndej gurit të ndarjeve! Udhë e shkronjave dikur në gergje e shkrepa plot rreziqe, atë ditë në Prizrenin hstorik erdhen të bashkuara 36 shkronjat shqipe të Veqilharxhit. Erdhen udhës së kombit që e hapen pushkët e dalazotësve, të çlirimtarëve të UÇK-së, që e hapen vizioni i dy kryministrave dhe i dy ministrave të arsimit, krahëpërkrah në një libër të përbashkët- në librin e parë në jetën e fëmijës, ku u përururua përafrimi i punëve tona – drejt ecjeve tona të përbashkëta në udhën që shpie për Evropën e Bashkuar. Dikur, Abetarja ishte e anatemuar. U bë udhë e gjatë dhe e mundimshme që nga Kongresi i Manastirit. U ndeshem me armiqtë e kombit dhe të arsimit kombëtar. Atëbotë, ishin vënë në lëvizje pushtues nga më të ndryshëm që Abetaren shqipe ta vëjnë në listë të zezë të librit të ndalur. Në shumë raste ajo u dogj nëpër sheshe e rrugë, siç digjeshin dikur nga inkuzicioni veprat e shkencëtarëve që rrëzonin tabut mesjetare. Ky libër i shenjtë u quajt dhe libër i mallkuar! Ky libër i shenjtë depërtoi edhe nëpër burgje, u mësua në natyrë në qiell të hapur dhe në kullat e gurta. I thanë libër i mallkuar, sepse aty përbrenda ishte dashuria për gjuhën e mëmës, aty u ngroh zemra e vogëlushve shqiptarë, që u shpërthenete liria për mëmdhenë e robëruar. Historia e udhës së shkronjave përbrenda ruan dramën e shqiptarëve në 500- vjetshin e fundit.
Mos luani me ndjenjat e nxënësve,mësuesve e të prindërve!
Prishtinë,më 18 maj 2025
Poshtëshënim:
Dëshmi për lajmin e përurimit revista informative-pedagogjike”Mësuesi i Kosovës” ku dokumentohen konstatimet dhe demantohet Kryeministri!