KRYEMINISTRI METAFORË E ALARMIT PËR NJË “BOMBE” QË SHPËRTHEN ÇDO HERË KUR BIE PUSHTETI
“Frika është arma më e vjetër e tiranisë, sepse ajo që nuk e arrin dot forca, e bën mashtrimi.” – Baruch Spinoza
•Instrumentalizim i frikës apo zhveshja e institucioneve nga funksioni
Në mëngjesin e sotëm ndërtesa e Kuvendi i Republikës së Kosovës agoi e kërcnuar dhe si pasojë e një kërcënimi me bombë.Policia dhe prokuroria reaguan në kohë, duke marrë të gjitha masat e sigurisë, simbolika e kësaj ngjarjeje është tepër e thellë dhe shkon më larg se sa për t’u parë vetëm si një incident teknik. Në një vend ku përpjekja për konstituimin e Kuvendit ishte planifikuar të provohej për herë të 42-të, rreziku real nuk qëndron në një pajisje shpërthyese fizike, por në degradimin e rendit kushtetues dhe institucioneve, të cilat sot janë kapur peng nga një logjikë politike e shkatërrimit sistematik.
•Inskenim për demonizimin e opozitës, shtyrjen e proceseve dhe prodhimin e krizave artificiale
Ky kërcënim me bombë, pavarësisht se kush qëndron pas tij, i shërben si oksigjen një pushteti që nuk arrin të mbijetojë pa konflikt. Sa herë që i afrohet rënia, Kurti “hedh topin në aut”, në “korrner” apo përtej stadiumit, duke u fshehur pas alarmesh, shpifjesh apo manipulimesh emocionale. Frika bëhet mjeti më efikas për të mbajtur peng opinionin publik, për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet qeverisëse, dhe për të bërë shantazh moral kundrejt kundërshtarëve politikë.
Nuk është hera e parë që institucionet e shtetit përdoren si skenë për dramën personale të një njeriu që e barazon veten me kombin. Mirëpo kjo sjellje, më shumë se një problem personal i Kurtit, është një simptomë alarmante e degradimit të sistemit demokratik në Kosovë. Mospërfillja e numrave realë, mohimi i legjitimitetit të opozitës, dhe vetëshpallja si “i përzgjedhuri i popullit” është një regres i pastër autoritar, i zbukuruar me fjalë revolucionare por i zbrazët në përmbajtje demokratike.
Në vend se të reflektojë për humbjen dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, për dështimet në ndërtimin e institucioneve dhe rënien e besimit qytetar, ai ka zgjedhur rrugën e vetme që njeh…”Bomba” ishte kurdisur për demonizimin e opozitës, shtyrjen e proceseve dhe prodhimin e krizave artificiale.
•Instinkti i një individi që nuk pranon rotacionin demokratik
Deputetët qëndruan në rrugë. Kushtetutshmëria u përjashtua nga ndërtesa. Ndërkohë, deputetët e VV-së u strehuan në Qeveri.Ishte kjo një pamje që dëshmon më shumë se çdo analizë për dualizmin e frikshëm mes pushtetit dhe përfaqësimit. Aty ku duhej të zhvillohej demokracia, shpërtheu një teatër i frikës.
Në vend të një shteti me drejtësi e institucione, po krijohet një republikë ku drejtimi varet nga instinktet e një individi që nuk pranon rotacionin demokratik, që i shpall luftë çdo kundërshtari, që e barazon kundërshtimin me tradhti, dhe që në fund, për të mos u përballur me realitetin, është gati të paralizojë gjithë sistemin.
•“Bomba” më e rrezikshme është vetë Albin Kurti!
Ngjarja e sotme nese do të komentohej me kompetencë dhe transparencë nga policia dhe prokuroria do të vlerësohej si metaforë që dekonspiron autorin dhe qëllimin e verës. Këtë do ta pohonin edhe pjestarët e Njësitit K 9 sikur të dinin të flisnin…! Sepse,sot u paralajmërua rreziku real jo për një pajisje shpërthyese fizike, por kjo në të vertetë ishte një “bombë”për vazhdimin e degradimit të rendit kushtetues dhe institucioneve, të cilat janë kapur peng nga një logjikë politike e shkatërrimit sistematik.
Sa ilustrative do të ishte deklarata ironike e Azdren Shalës se “bomba më e rrezikshme është Albin Kurti”!Një vlerësim, megjithëse provokativ, shënjestron një të vërtetë të thellë politike: ajo që sot po ndodh në Kosovë është më shumë se një krizë formale.Skenari i filmit të ri është një zhveshje e institucioneve nga funksioni, një instrumentalizim i frikës për të ruajtur pushtetin dhe një dhunë e përditshme psikologjike ndaj votuesve dhe opozitës.
Albin Kurti, i cili dikur u votua si simbol i shpresës, sot po sillet sikur e ka fituar sërish mbi 50% të votave, edhe pse realiteti zgjedhor e tregon diçka tjetër. Me 48 deputetë shqiptarë nga 100 sa janë, ai ka humbur shumicën politike, por nuk ka humbur arrogancën institucionale.
•Skenë për dramën personale të një njeriu që e barazon veten me kombin
Ky kërcënim me bombë, pavarësisht se kush qëndron pas tij, i shërben si oksigjen një pushteti që nuk arrin të mbijetojë pa konflikt. Sa herë që i afrohet rënia, Kurti “hedh topin në aut”, në “korrner” apo përtej stadiumit, duke u fshehur pas alarmesh, shpifjesh apo manipulimesh emocionale. Frika bëhet mjeti më efikas për të mbajtur peng opinionin publik, për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet qeverisëse, dhe për të bërë shantazh moral kundrejt kundërshtarëve politikë.
Nuk është hera e parë që institucionet e shtetit përdoren si skenë për dramën personale të një njeriu që e barazon veten me kombin. Mirëpo kjo sjellje, më shumë se një problem personal i Kurtit, është një simptomë alarmante e degradimit të sistemit demokratik në Kosovë. Mospërfillja e numrave realë, mohimi i legjitimitetit të opozitës, dhe vetëshpallja si “i përzgjedhuri i popullit” është një regres i pastër autoritar, i zbukuruar me fjalë revolucionare por i zbrazët në përmbajtje demokratike.
•Kushtetutshmëria u përjashtua nga ndërtesa e Kuvendit
Deputetët qëndruan në rrugë. Kushtetutshmëria u përjashtua nga ndërtesa. Ndërkohë, deputetët e VV-së u strehuan në zyrat e Qeverisë, një pamje që dëshmon më shumë se çdo analizë për dualizmin e frikshëm mes pushtetit dhe përfaqësimit. Aty ku duhej të zhvillohej demokracia, shpërtheu një teatër i frikës.
Në vend të një shteti me drejtësi e institucione, po krijohet një republikë ku drejtimi varet nga instinktet e një individi që nuk pranon rotacionin demokratik, që i shpall luftë çdo kundërshtari, që e barazon kundërshtimin me tradhti, dhe që në fund, për të mos u përballur me realitetin, është gati të paralizojë gjithë sistemin.
Historia do ta gjykojë këtë moment jo si një incident, por si një pikë kthese për demokracinë në Kosovë: ose populli dhe klasa politike do të thonë “boll më”, ose do të pranojnë që një njeri i vetëm, në emër të një legjitimiteti të konsumuar, t’i vërë flakën çdo institucioni për të qëndruar në pushtet.
Në fund të fundit, asnjë bombë fizike nuk e ka fuqinë e shkatërrimit që ka një lider i papërgjegjshëm me pushtet të pakufizuar. Dhe pikërisht aty qëndron rreziku më i madh për Kosovën.
Prishtinë, më 5 korrik 2025