Ragmi Mustafa ftohet nga Gjykata e Bujanocit si i paditur pasi me 28 nëntor të vitit 2019 kishte shpalosur flamurin kombëtar

Ragmi Mustafa ftohet nga Gjykata e Bujanocit si i paditur pasi me 28 nëntor kishte shpalosur flamurin kombëtar

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka njoftuar të premten se ka pranuar një ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur, për “shkelje të përdorimit të stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë”, pasi kishte vendosur më 28 nëntor të vitit të shkuar flamurin kombëtar në selinë e Këshillit që ai udhëheq. Në një postim ai ka thënë se kjo padi është e motivuar politikisht. Ai ka thënë se ftesa shfaqet “pas shmangies së ballafaqimit të Ministrit Mbrojtjes Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin me padinë e ngritur nga unë, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese kundrejt shqiptarëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …