Ragmi Mustafa

Ragmi Mustafa: Regjistrimi i popullsisë dëshmoi se pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit

Regjistrimi i popullsisë  dëshmoi se pakica kombëtare shqiptare, në Serbi, është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafa. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, treguan se shqiptarët në këtë vend janë pakica e katërt më e madhe kombëtare. Nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, që tregonin se në Serbi jetojnë gjithsej 5mijë 809 shqiptarë, të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë se popullsia e këtij komuniteti përbëhet prej 61 mijë 687 banorësh. Shqiptarët e kishin bojkotuar  regjistrimin e mëparshëm, andaj edhe nuk dihej numri real i tyre. Vendimi për bojkotim ishte marrë pasi formularët për regjistrim ishin shtypur vetëm në gjuhën serbe, me alfabet cirilik. Si arsye shtesë, përfaqësuesit e shqiptarëve përmendën problemet e pazgjidhura dhe obligimet e paplotësuara të shtetit të Serbisë në zonën ku jetojnë ata. Por, përfaqësuesit e shqiptarëve bënë thirrje për regjistrim në procesin që u organizua nga autoritetet e Serbisë, vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses janë presion politik mbi drejtësinë

Analisti politik Blerim Canaj ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe …