leoni

Rahoveci është ndihmuar me 250 pako Higjenike nga UNICEF-i dhe 30 pako Higjenuike nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq misioni në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njofuar se janë ndihmuar me 250 pako Higjenike nga UNICEF-i dhe 30 pako Higjenuike nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq misioni në Kosovë. Kryetari Latifi ka tënë se: Pakot higjienike ju dedikohen familjeve në nevojë, pas situatës së krijuar nga COVID-19. Si udhëheqës i Shtabit të Posaçëm Emergjent, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe UNICEF-it, si dhe të gjithë donatorëve për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira. Lista e familjeve që kanë nevojë për pakot ushqimore dhe ato higjienike është përpiluar në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane në komunën e Rahovecit. Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike ka filluar dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit. Andaj, ju lutemi të qëndroni në shtëpitë e juaja. Jemi bashkë në këtë kohë, natyrisht kërkesa jonë e përbashkët është që t’i respektoni rregullat e caktuara nga institucionet e sigurisë dhe ato të shëndetësisë. Rrini në shtëpi, sepse kështu e ruajmë njëri-tjetrin dhe familjet tona! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …