Rahoveci, komuna që ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi,  përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sipas Institutit GAP, që bën monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, Rahoveci ka dalë si komuna që ka realizuar më së shumti premtime. I kemi përfunduar 88% të zotimeve tona dhe jemi në finalizim edhe të 3 premtimeve që janë në proces. Përveç kësaj, Rahoveci është shpallur edhe komuna më transparente në Kosovë. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat e qeverisjes për të cilat unë nuk bëj kompromis, andaj ky vlerësim është dëshmi se jemi në rrugë të mirë, ka thënë kryetari Latifi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …