U përmbyll me sukses një tjetër edicion i Festës së Vjeljes së Rrushit, festivalit “Hardh Fest”, duke e kthyer edhe këtë vit Rahovecin në epiqendër të festës, të kulturës dhe të turizmit.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka falenderuar organizatorët në krye me Agron Sokolin, Policisë, zjarrfikësit, QKMF-së, sigurimin, donatorët, mediat dhe të gjithë ata që kontribuuan që ky edicion që ishte i 26-ti me radhë të kalojë me sukses të plotë!
Si Komunë, do të vazhdojmë ta mbështesim dhe ta fuqizojmë “Hardh Fest”-in, sepse ky festival është krenari për Rahovecin dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vreshtarinë, verën, kulturën dhe mikpritjen tonë.
Ju mirëpresim në “Hardh Fest” 2027, thuhet në postimin e kryetarit Latifi.